Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza! Gjatë kontrollit iu gjetën edhe…

Aktualitet

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë, si pjesë e një rrjeti shpërndarjeje të drogës dhe trafikut të saj.

Aksioni është kryer në Vairano Patenora, në Via Panoramica, nga efektivët e Stacionit Vairano Scalo në Caserta të Napolit. Shqiptari nuk kishte një vendbanim fiks, por kishte hyrë ligjërisht në Itali si turist.

Oficerët e kapën të riun në momentin që i shiti një dozë prej 0.44 gramësh kokainë një 47-vjeçari vendas, në këmbim të 40 eurove.

Pas një kontrolli personal, 24-vjeçarit iu gjet në posedim edhe 4 doza të tjera kokaine (me një peshë totale prej 1.77 gramësh), 2 doza 0.81 gramëshe, 2 doza hashashi me peshë 10.53 gramë në total, si dhe shumën prej 635 eurosh në para të gatshme, e një telefon inteligjent, informon media italiane.

Policia po verifikon mesazhet dhe kontaktet e shqiptarit në telefonin e sekuestruar, pasi dyshohet se ai është pjesë e një organizate më të madhe trafiku.

Blerësi 47-vjeçar u raportua në Prefekturë për përdorim personal të lëndëve narkotike, ndërsa i arrestuari u dërgua në burgun Santa Maria Capua Vetere, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion