I nxori ar'mën manovër 4 policëve për të mbrojtur të vëllanë në kërkim/ Arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Aktualitet

I nxori ar'mën manovër 4 policëve për të mbrojtur
Një 41-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ka kanosur me një armë të dyshuar manovër katër punonjës policie, të cilët po kryenin kontrolle për kapjen e vëllait të tij, i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani”, ku efektivët e Forcës Operacionale të DVP Elbasan ishin angazhuar në operacionin për kapjen e shtetasit me iniciale B. B.

I nxori ar'mën manovër 4 policëve për të mbrojtur

Gjatë ndërhyrjes, vëllai i tij, 41-vjeçari B. B.(Ç.), dyshohet se u ka drejtuar armën efektivëve, duke i kanosur gjatë kryerjes së detyrës. Policia e ka arrestuar në flagrancë, ndërsa sendi i dyshuar si armë zjarri është sekuestruar.


Njoftimi:

Kanosi me armë të dyshuar manovër, punonjësit e Policisë të angazhuar për kapjen e vëllait të tij (shtetas në kërkim), arrestohet 41-vjeçari.

Sekuestrohet sendi i ngjashëm me armën e zjarrit.

Specialistët e Hetimit të Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, arrestuan në flagrancë shtetasin B. B.(Ç.), 41 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas, në lagjen “Visarion Xhuvani”, ka kanosur me armë të dyshuar manovër, 4 punonjës të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, gjatë kryerjes së kontrolleve dhe veprimeve operacionale të tjera, për kapjen e vëllait të 41-vjeçarit, shtetasit B. B., që është në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkaq, vijojnë intensivisht kontrollet për kapjen e shtetasit B. B..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasin B. B.(Ç.), për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion