Shkëndija elektrike djeg banesën në Durrës,vdes 42-vjeçarja nga asfiksia

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të mërkurë në fshatin Shënavlash, në afërsi të Durrësit, ku një grua 42-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.
Sipas informacionit paraprak nga Policia e Durrësit, rreth orës 14:00 është marrë njoftimi për një zjarr të rënë në një banesë në këtë fshat. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Fatkeqësisht, si pasojë e asfiksisë nga tymi, ka ndërruar jetë shtetasja K. M., 42 vjeçe.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.


