Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, policia e Durrësit prangos 5 shoferë

Aktualitet

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, policia e Durrësit prangos 5

Policia rrugore e Durrësit ka arrestuar 5 shoferë rebelë. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasit në fjalë kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, duke nisur që nga drejtimi në gjendje të dehur, deri tek drejtimi pa leje.

“Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. P., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", në gjendje të dehur; F. Gj., 30 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin tip "Ford", në gjendje të dehur;

D. J., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin tip "Fiat", në gjendje të dehur, është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.

T. L., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. A. G., 33 vjeçe, banuese në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion