“Motra po hante darkë”, vëllai viktimës rrëfen ngjarjen në Fier: Fajin e ka gjykata

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Sabrina Bengajt në Fier nga ish- bashkëshorti. Për mediat ka folur vëllai i viktimës, Armando Bengaj, duke treguar detaje nga ngjarja e rëndë.
Sipas tij në momentin e krimit, motra e tij sapo ishte kthyer nga buka dhe po hante bukë. Në atë moment ka ardhur në shtëpinë e tyre autori i krimit, Elton Meta, i cili është përballur me nënën e tyre. Kjo e fundit ka kërkuar që ai të largohej, por ai nuk e ka dëgjuar.
Armando Bengaj thotë se e ka marrë vesh ngjarjen nga e shoqja e cila është edhe shtatzënë, ndërsa shton se autori e ka kërkuar edhe atë për ta vrarë. Ai tregon se autori ishte liruar prej datës 20 korrik, ndërsa për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, bën fajtorë gjyqtarët për lirimin e tij nga burgu./abcnews


