U kapën me kokainë dhe heroinë, policia arreston dy persona në Durrës

Aktualitet

U kapën me kokainë dhe heroinë, policia arreston dy persona

Policia e Durrësit ka arrestuar 2 të rinj, pasi u kapën me heroinë dhe kokainë, gati për shitje. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasit E.P, 43 dhe P.C, 33-vjeç u arrestuan në flafrancë, teksa po drejtonin një motomjet.

“DVP Durrës/ Forcat e Posaçme "Shqiponja" në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë ndaluar në lagjen nr.6, Durrës, një motomjet me drejtues shtetasin E. P., dhe pasagjer shtetasin P. C.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë, gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje. Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 43 vjeç dhe P. C., 33 vjeç, të dy banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, motomjeti, 1 aparat celularë dhe një grirëse hashashi”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion