Helmimi i dasmorëve në Durrës, policia arreston pronarin e restorantit dhe kuzhinierin

Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e pronarit të restorantit në Durrës dhe kuzhinierin, pasi 5 shtetas u helmuan në një dasëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së premtes, ndërsa dasmorët janë dërguar me urgjencë në spital.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit P. K., 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe B. H., 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.


