Shkelën rëndë rregullat e qarkullimit, radari fundos “rebelët” në rrugë, në pranga 4 persona

Aktualitet

Shkelën rëndë rregullat e qarkullimit, radari fundos

Policia rrugore ka arrestuar 4 persona, të akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas njoftimit, të arrestuarit kanë shkelur rregulla të ndryshme.

“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. B., 50 vjeç dhe N. Ç., 48 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

K. L., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; O. S., 34 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme ka aksidentuar shtetasen Z. Xh., 73 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion