U kap me kokainë, 23-vjeçari nga Tirana përfundon në burg
Lajmifundit
/
13 July 2021, 08:30
Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi u kap me kokainë. Policia njofton se i riu u kap pas një kontrolli fizik.
“Tiranë/ Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. C., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.


