Akuzohen për dhunë në familje, policia arreston 2 persona në Tiranë
Lajmifundit
/
13 July 2021, 08:36
Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona në Tiranë, të akuzuar për dhunë në familje.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. K., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. S.(Xh)., 23 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


