Qarkullonte me leje drejtimi të falsifikuar, krimi ekonomik arreston 52-vjeçarin në Tiranë
Lajmifundit
/
13 July 2021, 08:39
Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi qarkullonte me leje drejtimi të falsifikuar. Policia njofton gjithashtu se shtetasi ishte në gjendje të dehur.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. A., 52 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe me një leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


