Shiste doza kokaine, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë. Në banesë iu gjetën armë dhe municion luftarak

Aktualitet

Shiste doza kokaine, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë. Në

Policia e Tiranës ka arrestuar 48-vjeçarin me iniciale A. B. pasi shiste doza kokaine dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë.

Policia sekuestroi lëndën e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara, se një shtetas posedonte sende të jashtëligjshme në banesën e tij, kanë organizuar punën me qëllim dokumentimin e rastit.

Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit A. B, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve proceduriale u bë arrestimi i shtetasit A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT