Selena Gomez martohet me Benny Blanco

Ylli i muzikës dhe aktorja e famshme, Selena Gomez, ka kurorëzuar dashurinë e saj me producentin e njohur Benny Blanco në një ceremoni madhështore që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës së showbiz-it.
Çifti ka ndarë fotot e para nga dita e tyre e veçantë, duke i dhënë fansave një vështrim të rrallë në atmosferën luksoze dhe të mbushur me emocione.
Pamjet tregojnë Selenën të veshur me një fustan të bardhë elegant dhe Benny-n me një kostum klasik, ndërsa të dy shfaqen të buzëqeshur dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Ceremonia u zhvillua në një ambient përrallor, ku gjithçka ishte e kuruar deri në detajin më të vogël.

Selena Gomez dhe Benny Blanco



