Shiste doza kokaine, arrestohet 46-vjeçari në Fier

Aktualitet

Shiste doza kokaine, arrestohet 46-vjeçari në Fier

Një 46-vjeçar është arrestuar këtë të premte nga policia e Fierit.

46-vjeçarit i gjetën në automjet një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Streets”, është arrestuar shtetasi A. F., 46 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolli fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT