Shisnin kokainë në Tufinë e Fresk, bien në pranga dy trafikantë në Tiranë

Aktualitet

Shisnin kokainë në Tufinë e Fresk, bien në pranga dy

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Të arrestuarit janë I.D 58-vjeçar dhe K.D 26-vjeçar, të cilët dyshohet se ushtronin aktivitetin kriminal në zonat e Tufinës, Kinostudios dhe Freskut.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga uniformat blu, atyre iu sekuestruan 1.3 kilogramë kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje. Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit fizik, në automjetin me të cilin lëviznin si dhe në banesat e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti që përdornin dhe dy celularë. Ndaj tyre kanë nisur hetimet e mëtejshme për identifikimin e bashkëpunëtorëve dhe rrjetit të mundshëm të shpërndarjes së drogës në Tiranë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion