Zbardhet dinamikë e vrasjes në Fier: Vajza e goditi babanë në pjesët intime, i dashuri i mbante duart teksa ajo e mbyste me tel

Aktualitet

Zbardhet dinamikë e vrasjes në Fier: Vajza e goditi babanë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja makabre në Frashër të Fierit, ku 26-vjeçarja Ermalinda Rama dyshohet se ka vrarë babanë e saj, Anesti Rama, duke e mbytur me tel, me ndihmën e të dashurit të saj, Çlirim Dogani.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se në momentin e krimit kanë qenë prezentë vajza, nëna e saj dhe Çlirim Dogani. Sipas burimeve, fillimisht vajza e ka goditur babanë në organet gjenitale. Kur viktima ra në tokë, Dogani i ka mbajtur duart, ndërsa ajo e ka mbytur me tel. Dyshohet gjithashtu se janë përdorur edhe mjete të forta dhe prerëse.

Nëna e 26-vjeçares dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga vendi i ngjarjes. Ngjarja është zbuluar përmes përgjimeve telefonike, ku vajza komunikonte me Doganin, me të cilin kishte një lidhje intime, ndonëse ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion