Banorët e fshatit Arapaj reagojnë pas arrestimit të Çlirim Doganit: “Nuk na duket i aftë për krim”

Aktualitet

Banorët e fshatit Arapaj reagojnë pas arrestimit të Çlirim

Arrestimi i 55-vjeçarit Çlirim Dogani si bashkëpunëtor në vrasjen e Anesti Ramës ka tronditur komunitetin e fshatit Arapaj, ku ai jetonte prej vitesh. Banorët e zonës e përshkruajnë Doganin si një njeri familjar, të respektuar dhe punëtor, dhe shprehin habinë e tyre për përfshirjen e tij në një ngjarje kriminale kaq serioze.

Manushe Dogani, vajza e xhaxhait të Çlirimit, tha se e njeh prej vitesh dhe e përshkruan si person me integritet familjar dhe profesional. “Çlirimin e njoh shumë mirë, është familjar, ka dy fëmijë. Vajzën e ka të martuar, djalin e ka pamartuar. Me bujqësi janë marrë ata. Për ngjarjen nuk jam në brendësi. Por nuk ma merr mendja kurrë që Çlirimi ta bëjë këtë gjë,” tha ajo.

Një tjetër banor, Fatmir Çalamani, u shpreh se Dogani ka qenë shofer autobusi në zonë dhe gjithmonë ka qenë i saktë dhe pa probleme. “Është djalë i pastër, shumë punëtor dhe nuk ka pasur asnjë problem. Nuk ma merr mendja që të përfshihet në këto,” shtoi ai.

Në pritje të hetimeve të mëtejshme, fshatarët shprehin mosbesimin dhe shqetësimin e tyre për këtë rast të pazakontë që ka tronditur komunitetin e vogël ku jetojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion