Shisnin kanabis në zonat turistike të Vlorës dhe Sarandës, 4 të arrestuar

Aktualitet

Shisnin kanabis në zonat turistike të Vlorës dhe Sarandës, 4

Policia e Vlorës dhe Sarandës kanë kryer kontrolle në rrugë, banesa dhe ambiente të tjera publike dhe private në qytetin e Vlorës.

Si rezultat i kontrolleve, policia ka konstatuar lëndë narkotike kanabis që posedonin 4 persona në banesat e tyre, konkretisht në Vlorë, Qeparo dhe Sarandë. Këta të fundit kishin për qëllim shitjen e lëndës narkotike në zona turistike.

Në pranga u vunë shtetasit me iniciale: A. Y., 44 vjeç, banues në Fier, N. A., 30 vjeç, banues në Qeparo, K. S., 31 vjeçe, banuese në fshatin Berdenesh, Sarandë dhe E. B., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë.

Materialet procedurale u referuan në Prokuroritë përkatëse, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion