Erion Braçe kritiku brenda socialistëve, poston foto nga Tirana, koshat e mbeturinave të mbushur plot e përplot

Aktualitet

Erion Braçe kritiku brenda socialistëve, poston foto nga Tirana,

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i cili njihet dhe si një ndër kritikët më të fortë brenda socialistëve, ka ngritur alarmin lidhur me situatën e papastërtisë në kryeqytet.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, socialisti ka postuar koshat e mbeturinave të cilët janë plot e përplot me mbeturina.

“KOSHAT DHE PLEHRAT NE DERE TE QENDRES SHENDETESORE, DY HAPA NGA POSTA E PESE HAPA NGA KOPESHTI I FEMIJEVE; nuk po flas per shtepite e familjet se per to se vret kush mendjen”, shkruan Braçe.

Teksa më tej shton faktin se institucionet duhet të ndërmarrin masa pasi kjo gjendja rrezikon shëndetin e qytetarëve.

Postimi i Braçes:

SELITE, LAGJIA E QENDRES;

MESA DUKET NE BASHKI DHE MINISTRINE E SHENDETESISE E HANE TURPIN ME BUKE!

KOSHAT DHE PLEHRAT NE DERE TE QENDRES SHENDETESORE, DY HAPA NGA POSTA E PESE HAPA NGA KOPESHTI I FEMIJEVE; nuk po flas per shtepite e familjet se per to se vret kush mendjen!

Shikoni, plehrat ketu jane tmerr, por me tmerr eshte qe BASHKIA dhe MINISTRIA E SHENDETESISE-si ofruese sherbimi por edhe si kujdestare per shendetin publik, NUK LEVIZIN AS QIMEN E FLOKUT PER KETE TMERR;

Kane vape!

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion