Sherr i rëndë për pronën, arrestohen dy vëllezërit në Fier

Aktualitet

Sherr i rëndë për pronën, arrestohen dy vëllezërit

Policia e Fierit ka arrestuar 2 vëllezër në Fier, pasi u përfshinë në një sherr masiv për pronën. Policia njofton se ka nisur procedim për djemtë e njërit prej tyre. Sipas policisë, dy vëllezërit pretendojnë pronësinë mbi një ndertesë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasin E. J., 41 vjeç, dhe për veprën penale “Dhunë në familje” shtetasin A. J., 45 vjeç.

Po kështu u proceduan penalisht të rinjtë J. J., 19 vjeç dhe I. J., 17 vjeç, djemtë e 45-vjeçarit pasi për motive pronësie, në fshatin Gjinoqar, Patos, janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte me njëri tjetrin, si dhe shtetasi E. J. ka dëmtuar pjesërisht mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit J. J.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion