Vdekja tragjike e 16-vjeçarit në Kosovë, bie në gropën e ashensorit teksa pinte cigare

Kosovë&Rajon

Vdekja tragjike e 16-vjeçarit në Kosovë, bie në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Kosovë. Mësohet se një 16-vjeçari ka humbur jetën, pasi ka rënë në gropën e ashensorit të një objekti në ndërtim. Lajmin e trishtë e bëri me dije policia e Kosovës, duke treguar se viktima po konsumonte cigare në momentin e ngjarjes.

“Me datë 15.07.2021, para mesnate, në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’ -Gjakovë,  viktima e moshës 16 vjeçar së bashku me dy shokë kishin hipur në një objekt gjashtë (6) kate i cili ishte ne ndërtim e sipër për te konsumuar cigare.

 Objekti ishte i pasiguruar, pa rrethoja të shkallëve dhe në një moment viktima nga kati më i lartë ka rënë në  hapësirën që ishte e dedikuar për ashensor, ku fillimisht viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore më pastaj i njëjti është dërguar me ane te ndihmës se shpejte ne emergjencën e spitalit “Isa Grezda”-Gjakovë ku rreth orës 00:30 ka ndërruar jetë. Rastit ju kane përgjigjur te gjitha njësitë relevante policore dhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër te tij trupi i pa jete dërgohet ne obduksion. Rreth orës 03:00 kane arritur ekipi i mjekësisë ligjore ku e kanë marrë trupin e pajete dhe janë nisur ne drejtim te institutin e mjekësisë ligjore. Rasti në vijimësi te hetimeve”, shkruhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion