Shoqata e Biznesit thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të hiqet ora policore

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka marrë letër nga Shoqata e Biznesit, të cilët këmbëngulin që të hiqet ora policore, pasi shprehen se kjo po ndikonin shumë në të ardhurat e tyre, aq më tepër pasi një viti pandemik.
“E nderuar Znj.Ministre Ogerta Manastirliu dhe përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Referuar masave në fuqi të VKM dhe Komitetit Teknik të Ekpertëve në kuadër të pandemisë së Covid-19, kërkojmë lehtësira nga Ju, pasi ne si biznese po përballemi me vështirësi ekonomike.
Ora policore ende në fuqi, na privon nga aktivitetet që ne si biznese (lokale) zhvillojmë; (dasma, gëzime familjare e cermoni të tjera), duke na ushtruar presion të vazhdueshëm dhe nuk na lejojnë të zhvillojmë normalisht aktivitetin tonë ekonomik, brenda orarit të lejuar nga institucionet, cka na vështirëson së tepërmi ekonominë, gjë e cila refktehohet edhe te të ardhurat familjare të cdo drejtuesi biznesi.
Për këtë arsye kërkojmë të rishikohen masat në fuqi, duke patur parasysh edhe numrin e ulët të rasteve me infektime nga covid 19, ashtu sikurse edhe vdekshmërinë. Goditja që kemi marrë nga një vit mbylljeje për shkak të pandemisë së covid 19, dhe orës policore ende në fuqi, do të na e vështirësojë akoma dhe më shumë ekonominë dhe financat, duke na cuar drejt falimentit.
Është e udhës të gjendet një zgjidhje dhe reagim sa më i shpejtë nga ana juaj, në te kundërt edhe ne referuar rregullave e ligjeve në fuqi do të reagojmë”, thuhet në reagim.


