Përmbytjet masive në Gjermani, pas orësh torturë, shqiptari gjen dy vajzat e humbura (Foto)

Aktualitet

Përmbytjet masive në Gjermani, pas orësh torturë, shqiptari

Shqiptari Shefik Hyseni ka marrë lajmin më të mirë nga ekipet e shpëtimit në Gjermani. Pas orësh torturë, teksa mendonte se vajzat e tij, Laureta 13 vjeç dhe të Altuna 17 vjeç mund të ishin viktimë e përmbytjeve, ai mori vesh se ato kishin shpëtuar me helikopter.

Për mediat gjermane, shqiptari tha “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se uji kishte hyrë tashmë në katin e parë! Hera e fundit që fola me to ishte rreth orës 21:00. Pastaj lidhja u ndërpre”

Përmbytjet masive në Gjermani, pas orësh torturë, shqiptari

Krejt i dëshpëruar, punëtori priti tërënatën në një urë nga e cila mund të shihte shtëpinë e tij. Por dje në orën 5.30 pasdite i erdhi lajmi që e lumturoi si kurrë: Fëmijët e tij ishin shpëtuar nga shtëpia e përmbytur me helikopter.

Përmbytjet masive në Gjermani, pas orësh torturë, shqiptari

“Ne vetëm kemi qarë në krahët e njeri- tjetrit. Tani duhet vetëm të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia jonë”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion