“S’guxon të protestojë njeriu se e fusni në burg”, shoqërohen në Komisariat disa protestues
Lajmifundit
/
29 Tetor 2024, 20:39
Aktualitet

Disa protestues në Elbasan u shoqëruan në polici, pas tensioneve dhe përplasjeve mes qytetarëve dhe uniformave blu.
Të revoltuar reaguan disa demokratë. “Jeni kukullat e Edi Ramës apo jeni Policia e Shtetit”, u shpreh një protestuese.
Për tre orë me radhë, protestuesit e opozitës bllokuan rrethrrotullimin e Bradasheshit, duke shkaktuar një trafik të rënduar prej disa kilometrash, në një nga nyjet me më shumë qarkullim në vend. Protestuesit u përplasën më pas me efektivët, kur këta të fundit ndërhynë për të liruar rrugën.


