E rëndë në Korçë, ndezi zjarr në stallë, humb jetën një person
Lajmifundit
/
29 Tetor 2024, 20:28
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Ngjarja në fshatin Marjan, ku një endacak ka ndezur zjarr për tu ngrohur dhe në flakë është përfshirë e gjithë stalla.
Mësohet se viktimë mbeti shtetasi Shpëtim Fetahu.
Në tentativë për të fikur zjarrin, personi i cili dyshohet se është endacak ka pësuar djegie, por humbi jetën teksa transportohej drejt spitalit të Korçës me ambulancë për të marrë mjekimin e nevojshëm.


