Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut

Aktualitet

Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën:

Këtë të martë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

I ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha dha më shumë detaje për këtë operacion, ku u shpreh se operacioni ka goditur ashpër bazën materiale dhe financiare të grupit në territorin shqiptar. Hoxha bëri me dije se bëhet fjalë për një volum të jashtëzakonshëm pasurish të identifikuara dhe të bllokuara, ku përfshihen plot 491 pasuri dhe 209 llogari bankare.

“Është pjesa e Sky-it, korrik 2019 mars 2021. Në fillim Dritan Gjika ka shkuar atje për të hapur një kompani e cila do të merrej kryesisht me sjelljen në Shqipëri apo në Ballkan të sasive të frutave ekzotike, banane dhe fruta të tjera.

Kështu e ka nisur në fillim, ka pasur një ortakun e vet dhe pastaj situata ka ndryshuar. Ai ka kaluar në një nivel tjetër dhe jemi në këtë situatën tashmë që SPAK ka bërë këtë pjesën tjetër, identifikimin e pasurive të tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, bllokimin e tyre dhe tashmë fillimin e një procesi edhe në gjykatë për të provuar ata se nga burojnë këto të ardhura.

Sigurisht, një pjesë e mirë e këtyre të ardhurave janë investuar në ekonominë shqiptare, kryesisht në industrinë e ndërtimit dhe të turizmit.

Janë narkotrafikantë të një niveli jashtëzakonisht të lartë. Nuk ka lidhje, Shqipëria është shumë e vogël për të përballuar investimet e tyre. Ata kanë investime në disa vende të botës dhe në disa kontinente, jo vetëm në Shqipëri. Pjesa e Shqipërisë është vetëm maja e ajzbergut e kësaj perandorie.

Kemi 491 pasuri dhe 209 llogari banke. Është një hetim që u krye nga kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, dhe prokurorja tjetër që ka qenë gjithmonë te sektori i krimit të organizuar  Doloreza Musabelliu.

Ky si hetim është shumë më i madh se hetimi para ca ditësh. Më i madh ky në nivel të trafikut të narkotikëve, aktiviteti i tyre është shumë më i madh sesa ajo që u godit para disa ditësh.

Ajo që u godit para disa ditësh, ata kishin nivelin e investimit dhe infiltrimin në ekonominë shqiptare më të madh. Pra, niveli i investimeve që ata kishin në Shqipëri i bënte aq të fuqishëm dhe përfshirja e kompanive të biznesit. Kurse në rastin konkret, në nivelin e narkotrafikut, ky grup, nëse mund të është shumë më tepër se aq, sepse këta më tepër nuk janë një grup i vetëm, është një aleancë. Por puna është në çfarë faze janë hetimet, a është me fraksione dosje, çfarë na kanë sjellë partnerët dhe deri ku pastaj do të shkojë hetimi në këtë moment. Të dy prokurorët e SPAK-ut që e kanë kryer këtë hetim kanë bërë me të vërtetë një çështje që kemi të bëjmë me trafikantët më të mëdhenj.

Vetëm për një periudhë kaq të shkurtër janë interceptuar 50 ton kokainë. Në atë kohë ishte 26.000 deri në 30.000 euro kilogrami”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT