Sarandë/ Tentoi të shiste një kallashnikov, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij

Aktualitet

Sarandë/ Tentoi të shiste një kallashnikov, arrestohet në

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi kap në flagrancë me armë zjarri kallashnikov, të cilën dyshohet se do ta shiste në qytetin e Sarandës.

Përpos 34-vjeçarit të identifikuar me inicialet E.M. është arrestuar gjithashtu dhe një 31-vjeçar i identifikuar me inicialet E.Sh., i cili dyshohet se do të ndihmonte 34-vjeçarin, për të shitur armën. 

Arma e zjarrit kallashnikov iu gjet 34-vjeçarit gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi”, ndërsa 31-vjeçari është kapur nga shërbimet e Policisë ndërkohë që drejtonte një automjet tip “Ford”.  

“E. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi”, që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 krehër me municion luftarak, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i shiste në qytetin e Sarandës; 

E. Sh., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se do të ndihmonte shtetasin E. M., për të shitur armën e zjarrit. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë ndërkohë që drejtonte një automjet tip “Ford”,-njofton policia.
Arma e zjarrit kallashnikov, 1 krehër me municion luftarak dhe 2 automjetet e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion