Sanitarja në bashkëpunim me dy vëllezërit ‘skifterë’ grabisin një banesë në Durrës

Një rast vjedhjeje në një banesë është zbardhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se sanitarja 33-vjeçare E.K e cila punonte në banesën e një 59-vjeçari, ka bashkëpunuar me dy persona (vëllezër) me qëllim vjedhjen e shtëpisë.
Mësohet se 33-vjeçarja i siguroi dy vëllezërve kopje çelësash të banesës, dhe i ka informuar për mos prezencën e familjarëve, ku këta të fundit hynë dhe vodhën bizhuteri dhe para.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një unazë dhe një varëse floriri si dhe një shumë parash.
“Strukturat Hetimore të Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së kallzimit nga shtetasi Sh. Gj., 59 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, se në banesë i kishin vjedhur pa thyerje dyshohet nëpërmjet çelësit të derës, një shumë parash dhe bizhuterish, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në bashkëpunim me Prokurorinë është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, mekanizmi i vjedhjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar.
