Përformanca e Trump në përballjen me Harris, Republikanët shprehen të shqetësuar në sondazhe

Aktualitet

Përformanca e Trump në përballjen me Harris, Republikanët

Republikanët kanë shprehur shqetësimet e tyre pas debatit presidencial të së martës mbrëma midis ish-presidentit Donald Trump dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris, sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Prolific.

Gjatë debatit, ku Trump dhe Harris diskutuan çështje të rëndësishme si ekonomia, aborti dhe emigracioni, 86 për qind e votuesve republikanë konfirmuan se ende planifikojnë të mbështesin kandidatin e tyre. Megjithatë, 40 për qind e tyre pranuan se ishin të shqetësuar për performancën e Trumpit, i cili tashmë është 78 vjeç.

“Këto rezultate tregojnë një ndryshim të rëndësishëm në ndjenjat e votuesve, me shumë republikanë që shprehin shqetësim, pavarësisht mbështetjes së tyre të vazhdueshme për Trumpin. Performanca e fortë e Kamala Harris ka marrë vlerësime pozitive nga votuesit e të dyja palëve,” tha Andrew Gordon, një konsulent i lartë kërkimor në Prolific.

ME TE LEXUARAT