Samiti i Paqes, 160 vende pjesëmarrëse! A do t’i bashkohet SHBA? Zelensky kërkesa për Biden-in

Aktualitet

Samiti i Paqes, 160 vende pjesëmarrëse! A do t’i bashkohet SHBA?

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Presidentit Biden të marrë pjesë në samtin e paqes që do të mbahet në Zvicër në mes të qershorit.

Kjo ndodhi pasi lideri ukrainas i sugjeroi ish-presidentit zviceran Alain Berset, se Zvicra neutrale, duhet të organizojë një mbledhje të tillë.

Dyshimi mbi pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara, dhe veçanërisht prania e Biden-it, është një goditje e madhe për Ukrainën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me trupat ruse që bëjnë përparime në javët e fundit, BBC shkruan se Zelensky ka nevojë për një ngjarje të madhe, për të treguar se bota është ende në anën e Ukrainës.

Qeveria zvicerane ka ftuar më shumë se 160 vende, teksa raporton se qëllimi i samitit është “të sigurojë një forum ku liderët botërorë të diskutojnë rrugët drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së”.

Por ka pengesa të dukshme në rrugën e suksesit të samitit, ndër to fakti që vendi që filloi luftën, Rusia, nuk do të jetë atje.

Zvicra njoftoi se Moska nuk ishte e ftuar, ndërsa Kremlini pretendon se nuk do të marrë pjesë gjithsesi.

Washington e ka mbështetur takimin, por nuk është zotuar ende të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë.

 

ME TE LEXUARAT