EMRI/ Plumbi i kaloi tej për tej trupit, ky është infermieri që qëlloi veten me kallashnikov

Aktualitet

EMRI/ Plumbi i kaloi tej për tej trupit, ky është infermieri

Është zbardhur identiteti i personit që tentoi t’i japë fund jetës pasditen e kësaj të marte në Tiranë, duke e qëlluar veten me armë zjarri kallashnikov.

Mësohet se bëhet fjaë për shtetasin Astrit Tota, 53 vjeç, i cili punon si infermier tek Trauma. Burime bëjnë me dije se fatmirësisht, plumbi i kallashnikovit e ka zënë mbi zemër, duke i kaluar tej për tej trupit, por pa i prekur asnjë organ jetësor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”. 53-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet se cili ka qenë motivi që e ka shtyrë drejt këtij akti ekstrem.

Blutë e kryeqytetit kanë sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion