Kapen dhe dy ngarkesa të tjera me kokainë në Portin e Pireut

Aktualitet

Kapen dhe dy ngarkesa të tjera me kokainë në Portin e Pireut

Autoritetet greke kanë kapur sërish sasi kokaine në Portin e Pireut në Athinë, pas sasisë së madhe të kapur pak ditë më parë, ku dyshohet se destinacion kishte Shqipërinë dhe më pas shpërndarjen në Europë.

Mediat greke raportojnë se së fundmi është kapur një sasi prej 109 kilogramë e 600 gramë kokainë, e ndarë në 100 pako. Kokaina ishte e fshehur në një kontejner me kallamrë të ngrirë, e cila kishte ardhur nga Peruja, teksa kishte si destinacion kroacinë.

Gjithashtu, raportohet se është kapur dhe një ngarkesë e dytë me kokainë në Portin e Pireut, por këtë herë droga vinte nga Ekuador. Bëhet fjalë për një sasi prej 46 kilogramësh, e cila ishte fshehur në një kontejner me kuti bananesh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vlera e lëndës narkotike llogaritej në treg në rreth 2 milion euro.

ME TE LEXUARAT