Rriten temperaturat, si pritet të jetë moti gjatë ditës së sotme

Aktualitet

Rriten temperaturat, si pritet të jetë moti gjatë ditës

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar gjatë orëvë të paradites do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Parashikohet që; pjesa e dytë të ditës të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit POR nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 16°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 35°C vlera më e lartë për- gjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë derti në 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta por pas- mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshmë ku më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit; mundësia për reshje është thuajse zero. Parashikohet që; pasditja dhe mbrëmja të vijojnë më kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 31°C. Era do të fryjë e lehtë por herë pas here mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor.

ME TE LEXUARAT