Rrezikoi të mbytej në plazhin e Karaburunit, turistët dhe policia kufitare shpëtojnë 30-vjeçaren

Aktualitet
Rrezikoi të mbytej në plazhin e Karaburunit, turistët dhe policia

Një grua rreth të 30-ave ka rrezikuar të mbytet pasditen e sotme në plazhin e Shën Janit në Karaburun.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur policia kufitare, ndërsa ndihma i ka ardhur edhe nga pushuesit e pranishëm.

Gruaja është shpëtuar falë reagimit të shpejtë nga të dy palët, si nga pushuesit por dhe punonjësit e policisë kufitare.

Ndërkohë që është shoqëruar në portin e Vlorës me mjetin e policisë ku ka mbërritur dhe autoambulanca e cila e ka shoqëruar në ambjentet e spitalit të Vlorës në gjendje të stabilizuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion