Rikthimi i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar/ Rama: Do festojë artin, historinë dhe të ardhmen e kinematografisë

Aktualitet

Rikthimi i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar/ Rama: Do
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale me rastin e nisjes së Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, që zhvillohet nga 9 deri më 12 shtator.

Në postimin e tij, Rama vlerëson rolin e festivalit në promovimin e artit, historisë dhe të ardhmes së kinematografisë shqiptare, duke shoqëruar mesazhin me pamje panoramike të Tiranës gjatë natës.

“Mirëmëngjes dhe me rikthimin e Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, i cili nga sot deri më 12 shtator do të festojë artin, historinë dhe të ardhmen e kinematografisë sonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT