Reshje shiu gjithë ditën, parashikimi i motit për ditën e sotme
Lajmifundit
/
27 Mars 2025, 08:09
Aktualitet

Sipas meterologeve, kjo e enjte nis me reshje shiu dhe moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent gjatë gjithë ditës në vendin tonë.
Gjatë ditës, temperaturat do të variojnë nga 13 gradë Celsius në Bajram Curr e Korçë deri në 20 gradë Celsius në Elbasan, Berat, Fier e Vlorë.
Era nga kuadrati i lindjes do të fryjë me me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë deri në 2 ballë.


