Parashqevi Simaku ndan një foto të rrallë me djalin: “Ah, biri im…”

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka prekur ndjekësit e saj me një postim emocional në rrjetet sociale, ku ndan një foto të veçantë me djalin e saj, të realizuar menjëherë pas lindjes së tij.
Në këtë imazh të rrallë dhe plot ndjenjë, Simaku ka shoqëruar foton me një dedikim të thellë shpirtëror:
“Ah, biri im… kur të mbajta për herë të parë, bota u bë e imja. Me ty në duar, edhe sikur bota të shembej, s’mund të më rrëzonte. Por tani… disi, jemi larg. Dhe kjo më thyen më shumë se çdo fund. Luke, zemra ime, të dua sa botën.”

Postimi ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë shprehur mbështetje dhe emocion për mesazhin prekës të artistes, e cila prej vitesh ka zgjedhur të jetojë larg vëmendjes së mediave dhe publikut.


