Rehabilitohet kanali vaditës në Librazhd/ Mbulon me vaditje 1264 ha tokë bujqësore

Aktualitet

Rehabilitohet kanali vaditës në Librazhd/ Mbulon me vaditje 1264 ha

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqërur nga Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra inspektuan punimet që po kryhen për rehabilitimin dhe sistemimin e kanalit vaditës të Mesit në Njësinë Administrative Qendër në Librazhd.

Në fjalën e tij Balla tha se pas investimit në sistemin e ujit të pijshëm, në Bashkinë e Librazhdit me rëndësi është po ashtu dhe sistemi i vaditjes.

“Aktualisht jemi duke investuar në sistemimin e kanalit të mesit, rreth 10 km i gjatë, që mbulon me vaditje 1264 ha tokë bujqësore në fshatrat, Dorëz, Gizavesh, Librazhd Qendër etj. Investimi parashikon asfaltimin e 4.7 km kanal vaditës dhe ndërhyrjen me tuba çeliku aty ku ka rrezik shembje. Prej kohësh fermerët e kishin pritur një investim të tillë dhe Bashkia e Librazhdit synon të vijojë edhe në zona të tjera me investime që lehtësojnë punën e fermerëve”, deklaroi Balla

Më tej gjatë fjalës së tij Balla kërkoi që punimet e kanalit të përfundojnë përpara sezonit të vaditjes.

“Pas mesit të qershorit ne hyjmë në sezonin e vaditjes dhe të gjitha këto zona kanë nevojë që kulturat e tyre bujqësore të kenë në dispozicion ujin për vaditje”, tha Balla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion