Reduktim i kompetencave të SPAK? Dumani: Nëse e vendos politika, ne vijojmë me mbështetjen ndërkombëtare

Aktualitet

Reduktim i kompetencave të SPAK? Dumani: Nëse e vendos politika, ne

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka komentuar mundësinë e redukimit të kompetencave të institucionit që drejton, duke e cilësuar si një çështje që i përket politikës. Në një deklaratë të drejtpërdrejtë për gazetarët, ai tha se pavarësisht çdo vendimi politik, SPAK do të vijojë punën e tij në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, deri në momentin që mund të ketë ndryshime konkrete.

“Nëse politika vendos të kufizojë kompetencat apo pavarësinë e SPAK-ut, kjo është në dorën e tyre. Ne vijojmë të ushtrojmë funksionet tona kushtetuese dhe ligjore deri në ditën kur do të ketë një vendim tjetër,” u shpreh Dumani.

Ai theksoi se forca e SPAK nuk qëndron vetëm tek ligji, por edhe tek mbështetja ndërkombëtare. “Sot jemi partneri më i besueshëm i agjencive ligjzbatuese në Europë dhe SHBA. Kudo ku shkojmë na hapen dyert. Kjo është arritur me punë, jo me fjalë,” nënvizoi ai, duke iu referuar gjashtë viteve të funksionimit të strukturës.

Deklarata e Dumanit vjen në një moment kur në skenën politike kanë nisur diskutimet mbi ndryshime të mundshme në funksionimin e SPAK, duke ngritur shqetësime mbi ndikimin politik në institucionin kyç të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

ME TE LEXUARAT