Librazhd/ Zjarre aktive në Dorëz e Hotolisht, identifikohet zjarrvënësi në Xhyrë

Aktualitet

Librazhd/ Zjarre aktive në Dorëz e Hotolisht, identifikohet

Pavarësisht reshjeve të fundit, situata me zjarret në Librazhd mbetet alarmante. Disa vatra aktive janë regjistruar në zona të ndryshme, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me bimësi dhe masive pyjore.

Në fshatin Dorëz, konkretisht në zonën “Kodra e Kuqe”, zjarri ka nisur që prej ditës së djeshme dhe ka përfshirë disa hektarë me shkurre dhe barishte. Flakët janë përhapur edhe në masivin pyjor të zonës, ku po ndërhyjnë 4 efektivë zjarrfikës me një mjet, të ndihmuar edhe nga banorët e organizuar vullnetarisht.

Një tjetër vatër e rrezikshme është aktive në fshatin Hotolisht, ku ndërhyrja bëhet me vështirësi për shkak të terrenit të thepisur malor. Aty po punojnë 5 zjarrfikës, por mungesa e aksesit për mjetet zjarrfikëse ka detyruar ndërhyrjen manuale, duke rrezikuar jetën e efektivëve dhe duke zgjatur kohën e operacionit.

Ndërkohë, një lajm i mirë vjen nga fshati Xhyrë, ku zjarri është shuar plotësisht. Policia ka identifikuar autorin e zjarrvënies dhe po vijon hetimet për ndjekjen penale të tij. Autoritetet mbeten në gatishmëri për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve në territorin e Librazhdit.

ME TE LEXUARAT