Kodi i ri Penal/ Dumani: Duhet diferencim i dënimeve për llojet e drogave

Aktualitet

Kodi i ri Penal/ Dumani: Duhet diferencim i dënimeve për llojet e

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka dhënë qëndrimin e tij për ndryshimet e propozuara në Kodin e ri Penal, duke u shprehur pro rishikimit të disa neneve, sidomos ato që lidhen me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Në një takim me gazetarët, Dumani tha se duhet të ketë diferencim të qartë në dënime në varësi të llojit të drogës, pasi aktualisht nuk ka dallim midis substancave si kanabisi, kokaina apo drogat sintetike.

“Ka ardhur koha që të mos trajtohen njësoj të gjitha llojet e drogave, si për nga rrezikshmëria, ashtu edhe për nga ndikimi që kanë në shoqëri. Dënimi për kanabisin nuk mund të jetë i njëjtë me atë për kokainën,” u shpreh Dumani.

Ai shtoi se nuk është vënë ende në dijeni zyrtare për draftin e ri të Kodit Penal, duke theksuar se SPAK nuk ka qenë pjesë e hartimit. Megjithatë, ai konfirmoi se ka lexuar qëndrimin e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela dhe ndaj mendime të përbashkëta me të në disa pika.

Sipas Dumanit, Kodi Penal është ligji më i rëndësishëm pas Kushtetutës dhe çdo ndryshim duhet të kalojë në një debat serioz profesional dhe shoqëror, për të siguruar një drejtësi më efektive.

ME TE LEXUARAT