Rebelët Houthi s’tërhiqen: Gati për një konflikt të gjatë me SHBA-në dhe Britaninë

Aktualitet

Rebelët Houthi s’tërhiqen: Gati për një konflikt

Mohammed Nasser Al-Atefi, një përfaqësues i grupit rebel Houthi ka deklaruar se militantët janë gati për një konflikt të gjatë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

“Udhëheqja jonë revolucionare ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, kështu që ne jemi gati për një përballje të gjatë me forcat e tiranisë. Amerikanët, britanikët dhe ata që u koordinuan me ta duhet të kuptojnë forcën e Jemenit”, tha Al-Atefi.

Pas përshkallëzimit të konfliktit palestinezo-izraelit në Rripin e Gazës, Houthi-t me bazë në Jemen thanë se do të godasin territorin izraelit dhe do të pengojnë anijet e lidhura me ta të kalojnë nëpër Detin e Kuq deri sa konflikti të marrë fund.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion