Rama uron Ditën e Rojeve Mjedisore: Gratë, pjesë e pandashme në mbrojtjen e natyrës

Aktualitet

Rama uron Ditën e Rojeve Mjedisore: Gratë, pjesë e pandashme

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore me një mesazh të veçantë për rolin e grave në mbrojtjen e natyrës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë mesazhet e dy rojeve mjedisore, Genta dhe Irma, që sipas tij simbolizojnë përkushtimin dhe rëndësinë që gratë kanë në ruajtjen e zonave të mbrojtura.

“Mirëmëngjes dhe në Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore, me mesazhet kuptimplota të Gentës dhe Irmës nga zonat tona të mbrojtura, si simbol se natyra bëhet edhe më e bukur kur pjesë e përkujdesjes për të janë gratë,” – shkruan Rama.

Kreu i qeverisë thekson se mbrojtja e mjedisit është një përgjegjësi e përbashkët, ku secili individ ka detyrimin të kontribuojë për ruajtjen e kësaj pasurie kombëtare

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion