Plagosje me armë në Borsh, i riu qëllon shokun pas debatit në lokal

Aktualitet

Plagosje me armë në Borsh, i riu qëllon shokun pas debatit

Borsh, 31 Korrik 2025 – Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin turistik të Borshit mëngjesin e sotëm. Një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri, pasi u qëllua nga shoku i tij pas një debati në një lokal.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, plumbi e ka kapur viktimën në dorë, duke shmangur fatmirësisht pasojat fatale. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës ku ndodhi edhe aksidenti tragjik një ditë më parë, dhe sipas dëshmitarëve, dy të rinjtë kishin konsumuar alkool para përplasjes.

Autori, një i ri nga Tepelena, pas debatit me mikun e tij nga Kruja, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt tij. Menjëherë pas ngjarjes, ai është larguar nga vendi i krimit, por falë ndërhyrjes së shpejtë të Komisariatit të Policisë Himarë, është identifikuar dhe arrestuar në kohë rekord.

I plagosuri ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është shoqëruar në ambientet e policisë dhe ka rrëfyer ngjarjen gjatë marrjes në pyetje.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur komunitetin e zonës.

ME TE LEXUARAT