Rama: Sot kalojmë mbi 300 mijë vaksinime!

Aktualitet

Rama: Sot kalojmë mbi 300 mijë vaksinime!

TIRANË- Ditën e shtunë do të mbërrijë sasia e radhës së dozave të vaksinës nga AstraZeneca, që Shqipëria i përfiton nëpërmjet mekanizmit COVAX. Lajmi u bëri ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa ishte duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv në Kamëz.

“Ditën e shtunë vijnë dhe 40 mijë doza të AstraZeneca nga COVAX”, tha Manastirliu.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë bëri me doje se ditën e sotme Shqipëria do të arrijë në kuotën e 300 mijë vaksinimeve në rang vendit, e ndërsa në fundjavë, si kurse është bërë me dije më herët, do të nisë vaksinimi i operatorëve turistik. Kjo me qëllim që të lehtësohet sezoni turistik, për të pasur një verë pa kufizime.

“Sot kalojmë mbi 300,000 vaksinime të kryera dhe në fundjavë nisim vaksinimin e operatorëve turistikë”, tha Rama.

Vaksinimi masiv në vend ka nisur që prej 28 mars dhe po vijon për të moshuarit, stomatologët, farmacistët, arsimtarët në shkollat private, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias, e ndërsa së fundmi edhe për moshat +60-vjeç me të sëmurët kronik. Referuar shifrave zyrtare, ditën e djeshme u kryen 12.944 vaksinime në të gjithë vendin, duke e çuar numrin total të të vaksinuarve në 294.160 në të gjithë vendin.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion