Rama publikon pamje nga shkolla e re “Angela Merkel” në Kamzë: Në respekt të mbështetjes nga kancelarja pas tërmetit

Politikë

Rama publikon pamje nga shkolla e re “Angela Merkel” në

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga shkolla e re e ndërtuar në Kamzë, që mban emrin e ish-kancelares gjermane Angela Merkel.

Ky emërtim vjen si një nderim për mbështetjen që kancelarja dha pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri.

Rama e përshkruan shkollën si një “xhevahir arkitektonik” në mesin e dhjetra shkollave dhe kopshteve të rilindura në Kamzë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim të ngushtë me kryebashkiakun Rakip Suli.

Projekti është realizuar nga studioja lokale “CommonSense”, e përbërë nga arkitektë të rinj dhe me talent, të cilët janë forcuar edhe përmes bashkëpunimit me arkitektë ndërkombëtarë të njohur.

Rama thekson se këto shkolla i japin nxënësve dhe mësuesve kushte moderne, të krahasueshme me shkollat më të mira në Europë, duke kontribuar në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe infrastrukturës në vend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion