Qytetarja nga protesta: Lëvizjet të përkthehen në parti politike, duhet të rrëzohet ky sistem

Një qytetare nga foltorja në protestë, tha se lëvizjet aktiviste duhet të përkthehen në parti politike, një domosdoshmëri sipas saj për të rrëzuar qeverinë aktuale.
“Në planin afatgjatë dhe është e paqartë, duhet që nëpërmjet këtij sheshi, duhet të organizohemi sa më parë, të krijojmë një pol të tretë.
Jemi në vitin 1991 sërish, por kësaj here kërkojmë liri demokraci dhe e duam Shqipërinë si gjithë Evropa seriozisht. Ju them që mund të krijohen disa lëvizje dhe qëllimi është të përkthehen në parti politike.
Sa më shpejt ta realizojmë, aq më shpejt ndodh përmbysja e këtij sistemi. Intelektualë mos qëndroni indiferentë, është momenti për të reaguar, bëni zgjedhjen tuaj”, tha qytetarja.


