Rama me tone të ashpra në Kuvend, quan opozitën mbeturinë: Shqipëria që duam nuk është ëndërr

Aktualitet

Rama me tone të ashpra në Kuvend, quan opozitën mbeturinë:

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me tone të ashpra opozitës në mbyllje të fjalës së tij në Kuvend, ku foli për Buxhetin 2025.

Kreu i qeverisë tha se “pranverën e ardhshme shqiptarët do të japin me vendimet e tyre gjykimin më të mirë për PS, dhe më të merituarin për këto mbeturinat e një kohe që nuk kthehen më kurrë”.

“Nuk ka vend për kënaqësi, por ka shumë vend për besim. Shqipëria që ne duam, po bëhet. Ne po e ngjisim Shqipërinë aty ku gjendet oborri i familjeve evropiane. Rruga është ende e përpjetë, por Shqipëria që duam nuk është ëndërr parealizueshme, por është drejt destinacionit.  

PS ka një virtyt, gjithmonë e më fortë. Dëgjon, duron, lufton dhe në momentin e duhur ua kthen të tërëve siç e meritojnë. Ky buxhet i ri është dritarja ku shihet rruga drejt destinacionit historik. Mblidheni mendjen, keq dolët këtë herë, keq do dilni. Pranverën e ardhshme (shqiptarët) do të japin me vendimet e tyre një gjykim që do jetë më i miri për PS dhe më i merituar për këto mbeturinat e një kohe që nuk kthehen më kurrë.”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion