Rama mbledh sot qeverinë! Në ‘skaner’ puna e ministrave e prioritetet e 2024!

Aktualitet

Rama mbledh sot qeverinë! Në ‘skaner’ puna e ministrave e

Për dy ditë e gjithë qeveria, drejtuesit e Partisë Socialiste dhe institucioneve kryesore do të mblidhen në Shëngjin.

Në nisje të 2024-ës që përveç të tjerash është edhe një vit parazgjedhor, Edi Rama do të mbledhë të tijtë për të përcaktuar përparësitë në qeveri, parti, parlament dhe administratë.

Dita e sotme  do  të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Ajo do të përqendrohet te sfidat e 2024-ës.

Pas tij radhën do ta kenë Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi. I pari për të folur për ripërtëritjen e partisë. I dyti për qëndrimet që do të mbajë shumica socialiste ndaj opozitës protestuese dhe disa projektligjeve që janë peng i 84 votave.

Administrata publike, inovacioni dhe shërbimet janë tre çështjet e para të cilat do të hidhen në tryezën e diskutimeve për të identifikuar problemet.

Pas kalimit të Kadastrës online, qeveria është në përgatitjen e një projekti për regjistrimin e pronës që do t’i prezantohet, jo publikisht, drejtuesve të institucioneve që lidhen me çështjen.

Pas dyerve të mbyllura në ditën e dytë do të mbahet mbledhja e posaçme e qeverisë. Secili prej ministrave do të përcaktojë objektivat e 2024-ës, ku pritet që shfrytëzimi i inteligjencës artificiale të jetë kryeçështja.

Përveç ministrave dhe zëvendësve të tyre, në diskutimet 48 orëshe pa prani të medias do të jetë edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kryesuesit e komisioneve parlamentare dhe drejtuesit politik të 12 qarqeve.

Listës së gjatë të të ftuarve ndaj të cilëve do të kërkohet përmbushje e objektivave që Edi Rama do tu vendosë, janë edhe drejtuesit e 13 institucioneve kryesore nga Kadastra, AKSHI, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Administrata Publike e deri te Bashkëqeverisja.

Axhenda e plotë:

RETREAT QEVERITAR

09 – 10 janar 2024

Shëngjin, PrinceAdriaticResort

DRAFT AGJENDA

Objektivi: Prioritetete punës për vitin 2024

Dita 1

09:30 – 10:00 Mbërritja e pjesëmarrësve

(Ministrat, drejtuesit politikë, Kryetarja eKuvendit dhe kryetarët e komisioneve tëKuvendit)

·       Fjala e Kryeministrit mbi sfidat e vitit 2024

·       Debat

·       Sekretari i Përgjithshëm i PS mbi procesin e ripërtëritjes në parti dhe problematikat

·       Debat

·       Kryetari i Grupit mbi problematikat e punës së Parlamentit

·       Debat

13:00 – 14:30 Drekë – Konkluzionet e pjesës së parë

15:00  Prezantime
· Administrata Publike (Analiza dhe rezultatet e sondazheve për burimet njerëzore/propozimet për ndryshim) – Prezanton AdeaPirdeni
· Inovacioni (Objektivat e Agjencisësë Inovacionit për vitin 2024 dhe funksionimi i networkut) – Prezanton EnkeledaImeraj
· Shërbimet (Mbi procesinederegulimit të shërbimeve) – Prezanton Delina Ibrahimaj
· Projekti pilot i regjistrimit të tokës– Prezanton EnertilCanaj
15:30 Pyetje dhe përgjigje/Diskutim mbi katërtemat e mësipërme
16:00 – 16:30 Pushim kafeje
16:30 – 19:00 Debat në katër blloqet e qeverisjes mbiproblematikat e trashëguara të 2023,objektivat e 2024 dhe ndarja ekompetencave të zëvendësministrave përt’u deleguar nga ministrat menjëherë pasretreat-it
20:00 – 21:00 Darkë (Ministrat, zëvendësministrat dhedrejtorët)

Dita 2
08:00 – 09:00  Mëngjesi
09:00 – 11:00  Prezantimi i konkluzioneve tëdebatit nëblloqe dhe detyrave me të gjithë tëpranishmit
12:00  Mbledhje e mbyllur e kabinetit qeveritar
*Dreka fastfood në tavolinën e punës

Lista e pjesëmarrësve:
Ministra:

1.Belinda Balluku

2.IgliHasani

3. Taulant Balla

4. NikoPeleshi

5. Ervin Mete

6. Anila Denaj

7.  Mirela Kumbaro

8. OgertaManastirliu

9. Albana Koçiu

10. Ulsi Manja

11. ElvaMargariti

12. Delina Ibrahimaj

13. Majlinda Dhuka

14.. ArbjanMazniku

15.  Bora Muzhaqi

16. ElisaSpiropali

Kuvendi:

1.  Lindita Nikolla

2. Klotilda Bushka

3.  Klodiana Spahiu

4. Arben Pëllumbi
5. . MimiKodheli
6. NasipNaço
7. EtildaGjonaj
8. EvisKushi
9.  EduardShalsi

Drejtues politikë:

1. PandeliMajko
2. DamianGjiknuri
3. Bledar Çuçi
4.Blendi Klosi
5. ErionVeliaj
Adrian Çela

Zëvendësministra:

1.MegiFino
2. ArtemisMalo
3.Besart Kadia
4. Romina Kuko
5.AndiMahila

6. JulianHodaj

7. Besfort Lamallari

8. Enkelejd Joti

9.  VasilikaVjero

10. AdelaXhemali

11.OltaManjani

12. Endrit Yzeiraj

13. Enkelejda Muçaj

14. Hantin Bonati

15. Ami Kozeli

16.  Roland Kristo

17.  Dhimitër Kote

18. Arian Jaupllari

19. Enio Civici

20. Vilma Bello

21.Almira Xhembulla

22. Endrit Hoxha

23. Nina Guga

24.  Albana Tole

25. Entela Ramosaçaj

26. Mira Rakacolli

27. Vjollca Braho

28.DenadaSeferi

29.  AdeaPirdeni

30.  KlajdKarameta

Drejtorë:

1.Mirlinda Karçanaj
2. EridanaÇano
3.Elira Kokona
4. Dallëndyshe Bici
5.Dritan Agolli
6.Laura Plaku
7. Jona Suli
8.Enkela Dudushi
9. Enkeleda Imeraj
10. Klevis Hysa
11. AdelajdaRoka
12. Igli Tafa
13.Enertil Canaj

ME TE LEXUARAT