Rama mbledh sot ministrat dhe kryebashkiakët socialistë në Shkodër

Aktualitet

Rama mbledh sot ministrat dhe kryebashkiakët socialistë në

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët socialistë në Shkodër.

Në këtë mbledhje do të bëhet një analizë e thelluar për punën e bërë në fushat përkatëse. Mësohet se takimi do të nisë rreth orës 10:00 me fjalën e kryeministrit Rama.

Në takimin në fjalë pritet që të bëhet një analizë e thellë financiare dhe të diskutohen edhe projektet e BE-së, shërbimet, si edhe burimet njerëzore.

Në orën 12:00 është parashikuar një tryezë e hapur me anëtarë të kabinetit qeveritar, kryebashkiakë dhe drejtues të agjencive, mbi disa tema, si shëndetësia, bujqësia, arsimi, mjedisi, siguria, infrastruktura etj.

Po ashtu mësohet se takimi do mbyllet rreth orës 17:30 me fjalën e Ramës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion